Tuesday, October 12, 2010

Shkenca Politike Krahasuese


Politika Krahasuese është një ndër degët më aktive të shkencave politike sot për sot. Ajo edhe pse karakterizohet nga një paqartësi përsa i takon modeleve dhe paradigmës në të cilën ecën, vazhdimisht rifreskon zhvillimet në këtë fushë me modele dhe ide të reja. Në qendër të studimit të kësaj fushe është vetë qeverisja. Ajo në një formë apo një tjetër i jep politikës krahasuese rrëmbimin e ujit që vë në lëvizje turbinën e analizës politike krahasimore. Kur krahasohen dhe kontrastohen modelet e ndryshme të qeverisjes kemi mundësinë e të qortuarit, të mësuarit dhe reflektuarit formativ. Të krahasosh do të thotë të gjesh ngjashmëritë dhe të kontrastosh do të thotë të ndalesh tek ndryshimet. Një proces i sintetizimit të të dyjave së bashku sjell përpara nesh fushat krahasuese të studimit të cilat në shkencat shoqërore bëhen pasqyrat ku ne shikojmë të përparësitë dhe të metat e sistemeve dhe regjimeve politike-shoqërore-ekonomike që janë përzgjedhur.
            Ne shpesh dhe pothuajse në mënyrë të pandërgjeshme jemi të përfshirë në procese krahasimore. Ne krahasojmë veten me të tjerët në shumë aspekte, krahasojmë vendet tona me ato të të tjerëve, etj, etj. Shpesh krahasimet na lënë një shije të hidhur dhe ne përpiqemi të gjejmë shkakësitë që sjellin këto lloj ndryshimesh. Është nëpërmjet proceseve të thella studimore krahasimore që ne arrijmë te zbulojmë nëse sorra e tjetrit është më e majme se pula jonë apo nëse bari është më i gjelbër në kopështin e fqinjit. Ky proces kalon nëpër sita shumë të imta kur flasim për procesin e krahasimit të qeverive dhe modeleve të qeverisjes. Si kur duam të bëjmë tonin një model ashtu edhe kur duam të shkatërrojmë një stil të qeverisjes – studimi sistematik krahasimor bëhet i domosdoshëm. Është e rëndësishme të theksojmë se edhe studimi më i mirë nuk do të mund të na japë përgjigjet që presim. Politika është një proces i mbushur me jetë – si e tillë ajo nuk e duron dot ngrirjen dhe futjen nëpër formate apo modele qofshin ato edhe shkencore.
            Politika krahasuese merret me makro-probleme. Ajo gjen dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve dhe merret me proceset që shpjegojnë dallimet nëse ato ekzistojnë. Në fushën e studimit të shkencave politike ekziston edhe ajo që quhet fushë e studimit zonal që merret me mikro-problemet. Këtu kërkohet ekzaminin i hollësishëm dhe specifik i vendeve si (Kina, SHBA, Rusia) dhe i rajoneve (Azia Juglindore, Lindja e Mesme, Evropa Lindore). Kalimi nga makro-probleme në mikro-probleme dhe në ato që njihen si teori të mesme të shpjegimit të dukurive në politika krahasuese kanë ndodhur në një proces relativisht të gjatë në shekullin e kaluar. Ishte në vitet ’60 që Revolucioni Behavioral solli ndryshime rrënjësore në shkencat politike. Ky revolucion shtroi udhën për stabilizimin e makro-teorive të cilat kaluan në nivelin e teorive të shkallës së mesme në vitet ’80 – një proces i lidhur drejtpërsëdrejti me avancimet teknologjike dhe zgjerimin e fushës së studimit të politikës krahasuese.
            Sot për sot mund të flasim për tri grupime të mëdha të studimit në politikën krahasuese:
  1. Demokracitë e indurstrualizuara
  2. Vendet pas-socialiste apo tranzicionale
  3. Jo-demokracitë dhe vendet në zhvillim

Revolucioni behaviouralist në vitet 1960 e vuri rëndësinë në teorizimin në nivelin madhor. Pyetjet kërkimore që u trajtuan gjatë kësaj periudhe përqëndroheshin me prerekuizitën e demokracisë si sistem qeverisje dhe me kushtet që kërkonte demokracia në mënyrë që të bëhej e qëndrueshme e të zinte rrënjë. Gjatë kësaj periudhe paramendohej se modeli demokratik i ofruar nga vendet e industrializuara të Evropës Perëndimore dhe SHBA-së. Kështu shkencëtarët kishin në qendër të vëmendjes se si mund të arrihej zhvillimi politik. Qasjet që u përdorën ishin: Kultura Politike (Almond dhe Verba), Funksionalizmi Struktural (Almond dhe Coleman), Teoria e Sistemit (Easton), Modeli Kibernetik (Deutsch), Ndryshesat Modelore (Parsons). Ideja qëndrore e këtyre qasjeve ishte krijimi i një teorive të vetme të unifikuar të politikës krahasuese që do të përfshinte elemente të ndryshëm të procesit politik si:
-       opinioni publik
-       grupet e interesit
-       partitë politikë
-       institucionet politike
Qëllimi ishte të shpjegoheshin lidhjet në këto institucione politike si edhe kursi evolucionar i sistemeve politike me shpresën për të replikuar këtë model në botën në zhvillim. Zhvillimi teknologjik në fund të viteve ’80 dhe institucionalizimi i infrastrukturave të kërkimit shkencor krijoi mundësi për studime krahasimore jashtë Evropës dhe SHBA-së, gjë që në vetvete e rrafinoi këndvështrimin e politikës krahasuese. Lëvizja drejt teorizimit të shkallës së mesme dha mundësi shkencore për shpjegimin e zhvillimit duke nxitur krahasimin mes vendeve që ndodheshin në të njëjtin rajon specifik. Trajtimi i vendeve si raste studimore dhe të pakrahasueshme u kalua me ngritjen e ndërgjegjësimit në përdorimin e kërkimit empirik dhe metodologjisë krahasimore. Tani politika krahasuese nuk kërkonte të shpjegonte si funksiononte një shtet i tërë por përpiqej të gjente elementët e veçantë në procesin politik që mund të shpjegonin politikën, duke u fokusuar në: sjelljen e votuesve; grupet e interesit; dhe veprimet e elites politike. Çështjet kërkimore që u vunë në pyetje ekzaminonin cilësinë e çështjeve jetësore, shtetin e mirëqënies sociale; lëvizjet e reja politike si dhe mungesën e stabilitetit të partive politike. Në këtë mënyrë politika krahasuese bëri një hap të madh paradigmatic. Ajo kaloi nga studimi i shteteve si njësi te veçanta dhe sovrane në elemente të përbashkët në vende dhe rajone të ndryshme. Kështu politika krahasuese filloi afrimin e botës që na rrethon duke e analizuar atë në pikëpamjen e zhvillimit dhe demokratizimit.

Historia e Zhvillimit të Shkencave Politike


            Fillon me studimin sistematik të politikës në Greqinë dhe Romën e Lashtë (2500 vjet PES) dhe vazhdon në aspektin tradicional deri në vitet 1950 kur shkolla “tradicionale” filloi të humbë shkëlqimin e saj dhe triumfi i divelopmentalizmit (zhvillimizimit) u bë i qartë.

Të lashtët

            Testamenti i vjetër në Bibël – krahason popullin dhe Sovranët e Izraelit me atë të popujve të tjerë: Egjiptin, Babiloninë, Persinë, Kanaanitët, etj – Njerëzit e Zotit duhet të zbatojnë mësimet e tij në jetën politike dhe shoqërore – fillimi i moralit politik

Spartanët – Lykurgisi
            Në veprën e Plutarkut Jetët e Grekëve dhe Romakëve me Famë – Udhëtoi dhe studioi nëpër Mesdhe duke bërë krahasime të regjimeve politike – arkitekti kryesor i sistemit Spartan.

Grekët – Platoni dhe Aristoteli
            Plato – koncepti i mbretit filozof
            Aristoteli përmblodhi 150 kushtetuta (si UN sot) dhe i studioi ato – duke u ndalur edhe në efektet që ato kishin në kulturë, shoqëri dhe ekonomi. Donte me ditë se cila formë e udhëheqjes ishte më e mira dhe më e qëndrueshmja. 

Romakët – Ciceroni – argumenti për një formë të përzier të kushtetutës duke shfrytëzuar si tiparet aristokratike ashtu edhe ato qytetare – theksi në ligjin natyral (i gjendshëm në natyrë dhe në renditjen natyrale të sendeve dhe dukurive)

Mesjeta – Krishtërimi – Saint Augustine dhe Thomas Acquinas – i dinin përgjigjet – krahasonin vetëm për të rritur efektshmërinë

Modernët – Makiaveli – analizon pushtetin në formë të ftohtë dhe pa pasione – duke kalkuluar dhe larg moralit, etikës apo parasupozimeve fetare.
Thomas Hobbes
John Locke
Montesquieu
Jean Jack Russeau
Karl Marx
Max Weber
Alexis de Tocqueville – (1830)

No comments:

Post a Comment